Edhe pse kohët e fundit marrëdhënia mes Icardit dhe klubit u duk sikur u ftoh, parisienët nuk kanë ndërmend ta lënë të ikë në fund të sezonit.
Drejtori sportiv i kampionëve të Francës, Leonardo, kërkon që ta blejë “Mauriton” për ta përdorur më pas si mall shkëmbimi për të arritur tek objektiva të mundshëm.
Madje, media franceze nënvizon se Icardin janë gati që t’ia shesin edhe Juventusit, për të arritur te objektivi Mattia De Sciglio.
Ideja e Leonardos është ajo që të bëjë të vetin mbrojtësin anësor bardhezi, por për Icardin kërkon edhe një shifër prej të paktën 50 milionë eurosh.
