Një nga videot më të shikuara në rrjetet sociale sa i përket ndeshjes mes Milanit dhe Juventusit është rasti i golit të tretë të kuqezinjëve.
Gjithçka ka nisur me një gabim të Cristiano Ronaldo në mesfushë, që në fakt ishte i dyfishtë.
Fillimisht duke e pasur gabim për shokun e tij të skuadrës, ndërsa më pas topi do të përplasej tek lojtarët e Milanit.
Në kundërsulmin e shpejtë të vendasve do të vinte edhe goli i tretë për ta, duke i dërguar shifrat përkohësisht në 3-2, pasi fjalën e fundit e ka thënë Rebiç.
“Kur Ronaldo kërkon të përsëris Messin”, është mënyra sesi përshkruhet video për të treguar dhuratën e bërë për Milanin.