KUPA/ Këto janë formacionet e mundshme të super sfidës, Juventus – Milan

Milani dhe Juventusi po përgatiten për përballjen e dytë në Kupën e Italisë, ndërsa ndeshja e parë në “San Siro” përfundoi me rezultatin 1-1.

Të premten e 12 qershori do të zhvillohet takimi i kthimit, ndërsa “MilanNews” ka raportuar se Stefano Pioli mund të përdorë skema si 4-2-3-1 apo 4-3-2-1, duke përdorur Paquetan apo Bonaveturan në krahun e majtë të mesfushës.

Të lidhura

None found

Leao do të mungojë në këtë përballje, ndërsa Hakan Calhanouglu do të ndihmojë Ante Rebicin në sulm, në mungesë të Zlatan Ibrahimovicit që është i lënduar.

Në krahun tjetër, Gonzalo Higuain do të jetë mungesa më e madhe, por do të zëvendësohet nga Paulo Dybala si sulmues fals.

Formacioni i mundshëm i Juventusit: Buffon; Cuadrado, De Ligt, Bonucci, Alex Sandro; Khedira, Bentancur, Matuidi; Costa, Dybala, Ronaldo.

Formacioni i mundshëm i Milanit: Donnarumma; Conti, Kjaer, Romagnoli, Calabria; Kessie, Bennacer, Bonaventura, Paqueta, Calhanoglu, Rebic.


Shtuar 9.06.2020 07:33