Romë-Kumbulla, e mbyllur. Agjenti i mbrojtësit të Kombëtares shqiptare ka zbarkuar në Romë dhe ka arritur marrëveshjen me klubin kryeqytetas, që ka fituar kështu derbin me Lazion për shtatlartin. Një marrëveshje mbyllur shumë shpejt, ndërkohë që Kumbulla do të nënshkruajë për pesë vjet.
Mbrojtësi kalon te Roma në huazim, ndërkohë që verën e ardhshme Hellas Verona arkëton 30 milionë euro nga transferimi i “xhevahirit” të tyre. Nesër Kumbulla do të jetë në Romë për të kryer vizitat mjekësore dhe më pas do të hidhet firma mbi kontratë dhe do të bëhet zyrtarizimi.
Kumbulla do të përfitojë një pagë të kënaqshme, 30 herë më shumë se sa merrte te Hellas Verona. Mbrojtësi, me 50 mijë euro në vit ishte nga lojtarët më pak të paguar, ndërkohë që Roma i ka ofruar 1.5 milionë euro në sezon.