Kukësi shënon “poker” ndaj Flamurtarit të “vrarë”

Kukësi merr 3 pikë me shumë vlerë në Vlorë, në një ndeshje ku skuadra e Duros, që në pjesën e parë ka shënuar dy gola, falë Shkurtajt. Vlonjatët u përpoqën që të rezistonin, e madje pretenduan edhe për penallti, por me shumë të rinj dhe pa eksperiencën e duhur në Superiore, e tani, mbijetesa duket një “mollë e ndalaur” për Flamurtarin.

Pjesa e dytë, ka sërish kuksianët si protagonist, ndonëse reaguan, vlonjatët, e madje shënuan falë një goli mjaft të bukur të Vrapit. Por, Musolli e Çema duket se vranë shpresat e vlonjatëve, qoftë për të marrë edhe një pikë.

Me këtë fitore, Kukësi hedh një hap të rëndësishëm drejt titullit, ndërsa Flamurtari, duket i salduar në fund.


Shtuar 2.02.2020 18:30