Sipas RAC-1, presidenti Barcelonës, Josep Maria Bertomeu ka vendosur të takohet urgjentisht me drejtorin sporti të klubit, Eric Abidal sapo ai në kthehet në katalunja.
Takimi, i cili pritet të mbahet më vonë gjatë ditës së sotme është thirrur pas intervistës së Abidal me Diario Sport, ku francezi pretendoi se disa lojtarë nuk stërviteshin aq shumë nën menaxherin e mëparshëm Ernesto Valverde.
Këto deklarata promovuan një reagim të shpejtë nga kapiteni i klubit Lionel Messi – i cili i rekomandoi legjendës së Barcës të përmendte emra konkretë, transmeton lajmi.net.
Pas intervistës së tij, pozicioni i Abidal është vënë në dyshim, me të gjitha raportet që thonë se Bartomeu ka vendosur ta shkarkojë atë nga detyra.
Përveç kësaj, ai nuk arriti t’i siguronte klubit një sulmues në merkaton e janarit