Kriza financiare, Eurodeputeti: Mbappe vlen vetëm 40 mln euro!

Kriza ekonomike për shkak të koronavirusit ka ndikuar jashtëzakonisht edhe në futbollin elitar duke ulur ndjeshëm vlerat e futbollistëve. Ndryshimit e çmimit të kartonave të lojtarëve e ka vënë menjeherë në dukje faqja e specializuar transfermarkt, por ka edhe nga që mendojnë se 100 milionë euro apo edhe 50 milionë euro.

Karl-Heinz Rummenigge ishte i pari që paralajmëroi se do jetë e vështirë të shohim një klub që do paguajë 100 milion euro për një lojtar, teksa Daniel Cohn-Bendit shkon edhe më tej. Eurodeputeti ndalet te Kylian Mbappe në një prononcim për spanjollen AS, duke zbuluar se sa ka rënë çmimi i yllit të PSG-së.

“Mbappe nuk do të kushtojë më 200 milion euro, pas kësaj krize kartoni i tij do të vlejë vetëm 40 milion euro. Kjo krizë do të fshijë irracionalitetin që ekziston në botën e futbollit. Do të jetë si një bombë bërthamore”, deklaron eurodeputeti gjermano-francez.


Shtuar 19.04.2020 09:52