Kriza e vazhdueshme e koronavirusit i ka dhënë një goditje të madhe Atletico Madridit, që ka humbur më shumë se 100 milionë euro në javët e fundit.
Kjo shumë përfaqëson afërsisht 20 përqind të buxhetit të klubit këtë sezon.Deri në 15 milionë euro janë humbur nga ndjekjet dhe biletat për gjashtë ndeshjet e fundit që do të luheshin gjatë periudhës së pezullimit, pesë prej të cilave në La Liga dhe të paktën një në Ligën e Kampionëve.
Në një dekadë, Atleti ka arritur të pesëfishojë buxhetin e tyre, por ata kanë humbur burimet e tyre kryesore të të ardhurave nga biletat, marketingu dhe sponsorët.Vlera e saktë e goditjes financiare do të dihet kur futbolli kthehet në normalitet dhe tifozët kthehen në stadium.
