Koulibaly mund të largohet nga Napoli vetëm për 150 milion euro

Koulibaly është një nga qendërmbrojtësit më të mirë në Europë dhe interesimi për të nuk kanë munguar.

Klubi italian i ka shtuar kërkesat për qendërmbrojtësin, i cili kërkohet nga gjigantët e futbollit evropian

Napoli është i gatshëm ta shesë Kalidou Koulibalyn gjatë verës që vjen.

Mirëpo, klubi italian e ka rritur çmimin e qendërmbrojtësit stabil.

Mediumi britanik “The Mirror” shkruan se klubi nga Serie A i kërkon hiç më pak se 150 milionë euro për futbollistin afrikan.

Manchester United e Paris Saint Germain kanë shprehur interesim për 28 vjeçarin në muajt e fundit.

Koulibaly i ka zhvilluar 21 ndeshje me Napolin në të gjitha kompeticionet këtë sezon.

Senegalezi pritet të largohet nga “San Paolo” në fund të sezonit, por kërkesa e Napolit për kartonin e tij duket të jetë shumë e lartë.


Shtuar 10.02.2020 15:55