Kosova e pa fat, mposhtet nga Greqia (VIDEO)

Kosova ka humbur 1-2 në shtëpi nga Greqia. Dardanët edhe pse zhvilluan një lojë të mirë gabuan në prapavijë.

Grekët realizuan që në minutën e 3 me Liminos ndërsa goli i dytë erdhi menjëherë sapo filloi e dyta me autor Siovas.

Ndërkohë Kosova rihapi takimin në 10 minutat e fundit me një super gol të Berishës por nuk mjaftoi që të dilnin me pikë.

Pas 2 ndeshjes në Grupin C Dardanët mbajnë vendin e 3 me një pikë. /albeu.com/


Shtuar 6.09.2020 20:40