Koronavirusi rikthehet te Atalanta, 3 lojtarë të infektuar

Tre raste me Koronavirus tek Atalanta. Lajmi u dha nga vetë klubi bergamask në ditën e parë të grumbullimit të ekipit për nisjen e përgatitjeve për sezonin e ri. Identiteti i anëtarëve të skuadrës pozitiv me COVID-19, gjithsesi, nuk u zbulua. Në njoftimin e klubit, ku bëjnë pjesë edhe dy lojtarë kuqezi, Berat Gjimshiti dhe Etrit Berisha, shkruhet:

“Atalanta njofton se në testet anti-covid, të kryera këtë javë, në pritje të rinisjes së aktiviteteve të ekipit të parë, rezultuan tri raste pozitive. Lojtarët në fjalë janë asimptomatikë, tashmë në izolim dhe nën kontrollin e autoriteteve. Iliçiç nuk është në mesin e atyre që janë thirrur për këtë takim të parë.”


Shtuar 1.09.2020 08:22