Koronavirusi “troket” edhe te Liverpooli, infektohet një futbollist

Liverpool ka një rast me COVID-19.

Liverpool do ta vazhdojë kampin përgatitor në Austri përkundër se një futbollist ka testuar pozitiv për koronavirus, raportojnë mediat angleze.

Zyrtarët e klubit nga Anfield kanë ruajtur heshtjen në lidhje me identitetin e futbollistit.

Por, raportohet se një anëtar i ekipit ka testuar pozitiv gjatë testimit të rregullt pas mbërritjes në Austri të shtunën.

“Reds” do të vazhdojnë të stërviten afër Salzburgut për vazhdimin e javës me ndeshje përgatitore para duelit në Community Shield ndaj Arsenalit më 29 gusht në Wembley.


Shtuar 18.08.2020 13:53