Koronavirusi prek edhe sportin në Zvicër, gati të “paralizohet”

Koronavirusi tashmë është kryefjala e të gjithë mediave botërore.

Në kampionatin italian të futbollit ka pasur disa ndeshje të anuluara, pikërisht si pasojë e frikës nga ky virus.

Së fundmi, me Koronavirusin po përballet edhe Zvicra/sporti zviceran. Hokeji zviceran rrezikon të ‘paralizohet’ dhe të mos zhvillojë fare fazën e ‘Play Off’, bën të ditur ‘sport.ch’.

Lidhur me këtë ka folur edhe shefi ekzekutiv i ZSC Lions, skuadrës me bazë në Cyrih.

“Nëse luajmë pa spektatorë, ne përballemi me humbje që prekin milionat” ka thënë Peter Zahner.

Evenimentet sportive janë të anuluara deri më 15 mars, kështu që gjasat për hokejin të rifillojë më 7 mars janë minimale.

Të hënën drejtuesit e kësaj federate do të takohen për të diskutuar rreth hapave të ardhshëm që do të bëhen.

Sigurisht, nëse rrethanat rreth Koronavirusit nuk përmirësohen, atëherë gjasat janë maksimale që faza ‘Play Off’ të anulohet.


Shtuar 1.03.2020 08:54