Silvio Berlusconi, pozitiv me Koronavirus. Lajmi i u njoftua nga mjeku personal i ish-kryeministrit të Italisë dhe ish-presidentit të Milanit, Alberto Zangrillo:
“Ai është asimptomatik dhe në izolim shtëpiak. Ky kontroll ishte planifikuar duke marrë parasysh qëndrimin e tij të fundit në Sardenjë “.
Ndërsa Forca Italia informon: “Presidenti vazhdon të punojë në rezidencën e tij në Arcore, ku do të kalojë periudhën e izolimit. Ai do të vazhdojë, në çdo rast, të mbështesë kandidatët e “Forza Italia” dhe qendrës së djathtë” në zgjedhjet rajonale dhe administrative, me intervista të përditshme në gazeta, në televizion dhe në rrjetet sociale”.