Pas përhapjes së madhe të Coronavirus Italia po mundohet të ndalojë përhapjen e virusit.
Vetëm këtë fundjavë të kaluar katër ndeshjet në Serie A u shtynë për të shmangur grumbullimin e turmave të mëdha në stadiume.
Presidenti i Federatës Italiane, Gravina konfirmoi gjithashtu se qëllimi është që ndeshjet e ardhshme të luhet pa tifozë.
Me fjalë të tjera, derbi i madh mes Juve dhe Interit do të luhet pa tifozë. Zgjidhja për të luajtur me dyer të mbyllura përfundoi si më e arsyeshmja. Vendimi zyrtar pritet të merret në orët e ardhshme.