KORONAVIRUSI/ Klopp u shkruan tifozëve

Premier League është ndalur për shkak të coronavirus-it. Një vendim që në të vërtetë ka ardhur pak me vonesë në krahasim me kampionatet e tjera.

Në ndeshjen e fundit të Champions League kundër Atletico Madrid, Jurgen Klopp është zemëruar me disa tifozë që kanë zgjatur duart drejt trajnerit gjerman.

Dy ditë pas eliminimit nga kompeticioni më i rëndësishëm europian për klube, Klopp u ka shkruar një etër tifozëve për t’i ndërgjegjësuar në lidhje me pandeminë që po godet botën:

“Para së gjithash, të gjithë duhet të bëjmë gjithçka është e mundur për të mbrojtur njeri-tjetrin. Kjo duhet të ndodhë gjithmonë, por tani është më e rëndësishme se kurrë”, ka shkruar Klopp.

“Kam thënë edhe më parë se futbolli duket gjëja më e rëndësishme nga ato më pak të rëndësishmet, por sto them se ndeshjet e futbollit nuk janë aspak të rëndësishme”.

“Vini shëndetin para gjithçkaje. Mos kaloni asnjë rrezik. Mendoni për ata që janë në nevojë dhe veproni me ndjeshmëri kundrejt tyre. Ju lutem, kini kujdes për veten dhe për të tjerët. You’ll never ëalk alone”.


Shtuar 13.03.2020 19:19