Koronavirusi i merr jetën trajnerit 21 vjeçar

Trajneri spanjoll i futbollit, Francisco Garcia, ka ndërruar jetë nga koronavirusi në moshën 21 vjeçare.

I riu kishte punuar me Atletico Portada Alta me qendër në Malaga që nga viti 2016, duke menaxhuar ekipin e të rinjve.

Pothuajse 300 njerëz kanë vdekur në Spanjë që nga shpërthimi i Covid-19.

Garcia ishte viktima e pestë e pandemisë në rajonin e Malaga, por deri tani më e reja, me të tjerët që kanë lindur në vitet ’70 ose ’80.

Mendohet se Garcia mund të jetë personi më i ri që vdiq si rezultat i koronavirusit.

Futbolli spanjoll, përfshirë LaLiga, tashmë është pezulluar në një përpjekje për të mbrojtur lojtarët dhe për të kufizuar përhapjen e virusit vrasës.


Shtuar 16.03.2020 13:11