Pandemia e koronavirusit do të ndikojë ndjeshëm përkeqësimin e situatës financiare te shumë klube evropiane.
Në mesin e tyre është edhe Anderlecht, skuadra belge që po përjeton humbje të madhe monetare dhe mund të çojë në falimentim.
Të lidhura
None found
Klubi ka vendosur të shkurtonte pagat dhe shpenzimet sa është e mundur.
Në këtë proces është përfshirë edhe kapiteni Vincent Kompany, i cili ka folur me të gjithë lojtarët e Anderlecht, për t’i bindur që të heqin dorë nga një pjesë e pagave, duke i sjellë klubit të ardhura deri në 2.7 milionë euro.
Raportohet se Anderlecht ka një borxh prej 100 milionë euro, dhe shkaku i situatës aktuale, borxhi mund të rritet edhe më tej.
Anderlecht është skuadra më e trofeshme në Belgjikë, duke fituar 34 herë ligën.
