Koronavirusi/ Barcelona dhuron 30 mijë maska

Të ndryshme kanë qenë ndihmat që kanë dhuruar lojtarët dhe skuadrat e futbollit në luftën kundër koronavirusit.

Skuadra e Barcelonës ka dhuruar 30.000 maska qeverisë së Katalonisë.

Sipas klubit maskat u prodhua në Kinë nga kompania e sigurimeve Taiping që është edhe partneri i klubit.

Barcelona tregoi që këto maska do të shpërndahen në shtëpitë e pleqëve.

Po ashtu skuadra katalunase tregoi se përmes fondacionit të tyre është duke bërë çdo gjë që të ndihmojnë në krizën e koronavirusit.


Shtuar 28.03.2020 19:53