Koret raciste ndaj Balotellit, e pëson Lazio

Në ndeshjen mes Brescias dhe Lazios, sulmuesi Mario Balotelli ra pre e koreve raciste nga tifozët e klubit kryeqytetas.

Tifozët e Lazios vazhdimisht gjatë sfidës bënin “zhurma majmunësh” dedikuar lojtarit me ngjyrë.Për këtë arsye, takimi u ndërpre për disa minuta.

Ditën e sotme Serie-A ka marrë vendim për ta gjobitur skuadrën bardhekaltër. Lazio është dënuar nga Federata Italiane e Futbollit me 20 mijë euro gjobë.


Shtuar 9.01.2020 07:43