Konfirmohet zyrtarisht shkëmbimi mes Man.City-t dhe Juventusit

Moreno bashkohet me Manchester Cityn në një marrëveshje katër vjeçare dhe do të arrijë në klubin e Premierligës në fillimin e dritares së transferimit.

Correia, ndërkohë, ka nënshkruar një kontratë pesë-vjeçare me kampionët shumëvjeçarë italianë, e cila do ta mbajë atë me Juventusin deri në qershor 2025.

Moreno ka luajtur për dy sezone me Juventusin U23, derisa vetëm dy vite më parë erdhi nga La Masia.

Kurse Correia erdhi vetëm verën e kaluar te City, teksa ishte duke luajtur për ekipin portugez Sporting U21, anipse kishe më pak vite.


Shtuar 1.07.2020 06:39