Lionel Messi, humbi stërvitjen e Barcelonës përsëri të premten, pasi shqetësimet rriten për një dëmtim të kuadricpesit (pjesa e epërme e përparme e këmbës) përpara rikthimit të La Ligës.
Mediat spanjolle raportuan të enjten në mbrëmje se 32-vjeçari do të kthehej në stërvitje të premten, por përsëri ai u detyrua të mos stërvitë.
Argjentinas nuk stërviti me shokët e tij të skuadrës të mërkurën (me lojtarët që u dha të enjten si ditë pushimi) dhe në vend të kësaj ka punuar në një program stërvitjeje individuale në ambientet e palestrës së klubit.Ndërsa sot (e premte) Barcelona ka konfirmuar se Messi vuan nga një dëmtim në këmbën e djathtë dhe është duke bërë stërvitje individuale.
“Messi ka një dëmtim të vogël të kuadricepsit në këmbën e djathtë dhe po stërvitur i vetëm, duke bërë ushtrime specifike për të shmangur rreziqet e panevojshme me vetëm tetë ditë të mbetura para se Barca të kthehet përsëri te ndeshjet”.
