Konfirmohet: Ish-sulmuesi i Interit i rikthehet futbollit, nënshkruan me klubin e ri!

Ish-sulmuesi i Italisë, Dani Osvaldo është rikthyer në futbollin aktiv.

33-vjeçari u tërhoq nga futbolli profesional në vitin 2016 për tu përqendruar në muzikë dhe më vonë u shfaq në versionin italian të “Dancing With the Stars’.

Por tashmë Dani Osvaldo zyrtarisht ka nënshkruar deri në fund të sezonit për skuadrën argjentinase, Banfield.

Edhe pse ka lindur në Argjentinë, ai e kaloi pjesën më të madhe të karrierës së tij të luajtur në Itali me Leccen, Fiorentinën, Romën, Juventusin dhe Interin.

Osvaldo bashkohet me një skuadër që aktualisht është në vendin e 16-të në elitën argjentinase.


Shtuar 3.01.2020 11:17