Një thirrje konferencë është planifikuar sot midis Komitetit Olimpik Ndërkombëtar (IOC) dhe Komitetit Organizues të Lojërave në Tokio për të diskutuar programin e ri pas shtyrjes së Olimpiadës.
Kjo u raportua nga burime të komitetit organizativ, të cituar nga Kyodo News, përcjell lajmi.net.
Organizatorët e Lojërave dhe IOC do të konsiderojnë zgjedhjen e 23 korrikut 2021 si ditën e hapjes së Lojërave Olimpike në Tokio.
Olimpiada, e cila pritej të zhvillohej në 24 korrik të këtij viti, u shty për rreth një vit për shkak të pandemisë së koronavirusit.
Lojërat Olimpike të fundit u zhvilluan për një periudhë 17 ditë.
Për këto arsye, sipas një burimi, një periudhë kohe midis 23 korrikut 2021 dhe 8 gusht mbetet e preferuar për të gjitha palët.