Kombëtarja U21/ Bushi publikon listën, numër i madh debutuesish (FOTO LAJM)

Kombëtarja e Shqipërisë U21 do të zhvillojë tre takime në ditët në vijim. Pak çaste më parë, trajneri i shpresave kuqezi, Alban Bushi, ka publikuar dhe listën e lojtarëve të thirrur për këto sfida.

Me emra si Kallaku, Çokaj e Tuci që ia ka marrë Edi Reja n? Kombëtaren e madhe, Bushi ka sjellë shumë emra të rinj në ekip, teksa bie në sy prezenca e portierit të Lazios, Marko Alia, por edhe mbrojtësit të Rapidit të Vjenës, Adrian Hajdari, që më herët ka qenë pjesë e Maqedonisë së Veriut U19.

Shqipëria U21 do të luajë një miqësore me Slloveninë më datën 8 tetor në Tiranë dhe më pas dy ndeshjet eliminatore të Kampionatit Europian ndaj Kosovës dhe Anglisë.


Shtuar 4.10.2020 11:00