Koeman revolucion te Barça, largime dhe 3 blerje

Ronald Koeman është trajner i ri i Barcelonës.

Trajneri holandez është konfirmuar në krye të katalanëve, duke e zëvendësuar Quique Setien i cili zhvilloi një sezon të dështuar.

Puna e Koeman te Barcelona nuk do të jetë e lehtë, me trajnerin që ka për të ndërtuar një skuadër të re, e cila pati një fund ‘tragjik’, duke u mundur 8-2 në Ligën e Kampionëve, nga Bayern Munich.

Emra të mëdhenj pritet të largohen, pa përjashtuar Gerard Pique dhe Luis Suarez.

‘Ok Diario’ raporton për tri transferimet e para të holandezit në ‘Camp Nou’. Donny van Beek i Ajax, Memphis Depay i Lyon dhe Michael Keane, janë synimet e para të Koeman


Shtuar 19.08.2020 15:33