Koeman përgatit transferimin e radhës, gati ylli i Liverpool

Georginio Wijnaldum ka shumë mundësi të jetë transferimi i radhës i Barcelonës.

Mundo Deportivo të premten e kaluar ka raportuar për bisedime të përshpejtuara mes Barcelonës dhe Liverpoolit për të mbyllur marrëveshjen.

Është tani media holandeze De Telegraaf, që merr si të kryer transferimin e mesfushorit holandez te Barcelona.

Wijnaldum do t’i kushtojë Barcelonës rreth 20 milionë euro, dhe do të nënshkruajë kontratë tri vjeçare.

Lojtari ka raporte të mira me trajnerin e ri të Barcelonës, duke qenë një lojtar i besueshëm i tij te kombëtarja e Holandës.


Shtuar 2.09.2020 15:30