Koeman kërkon katër yje te Barça

Ronald Koeman ka kërkuar nga klubi që t’ia sigurojë katër transferime në javët e ardhshme para mbylljes së merkatos.

Siç raporton “Marca”, tre nga lojtarët në këtë listë janë holandezë që kanë luajtur për Koemanin te Holanda.

Sulmuesi i Lyonit, Memphis Depay, mesfushori i Liverpoolit, Georginio Wijnaldum dhe qendërmbrojtësi i Interit, Stefan de Vrij, janë holandezët që po kërkon ai.

Po ashtu edhe mbrojtësi i Manchester City, Eric Garcia, përbën listën e kërkesave të Koemanit. /albeu.com/


Shtuar 11.09.2020 15:27