Koeman i tregon derën një tjetër futbollisti të Barcelonës

Ronald Koeman vazhdon të punojë në ‘pastrimin’ e ekipit tek Barcelona.

Rafinha do të largohet përsëri nga Barcelona.

Mesfushori ka zgjuar interesim nga Premierliga, raporton Sin Concesiones.

Rahinha – i huazuar së fundmi tek Celta Vigo – ka edhe një vit në kontratën e tij me klubin katalan.

Mirëpo, trajneri i ri i Barcelonës, Ronald Koeman është i gatshëm të lejojë largimin e tij gjatë këtij afati kalimtar të verës.

Barcelona shpreson të marrë rreth 14 milionë euro për brazilianin. /


Shtuar 10.09.2020 07:27