Boca Juniors ka marrë një tronditje të madhe pasi 18 futbollistë janë konfirmuar pozitiv me koronavirus.
Lajmi është konfirmuar nga klubi argjentinas ku dhjetë prej tyre kanë simptoma të lehta, ndërsa tetë janë simptomatike, shkruan “Goal”.
“Të gjithë do të izolohen siç thotë protokolli dhe do t’i nënshtrohen testeve të tjera përpara se të rinisin stërvitjen”, thuhet në komunikatën zyrtare.
Kjo “goditje” e rëndë për Boca Juniors vjen vetëm 15 ditë para nisjes së Kupës Libertadores.