Trajneri i Liverpoolit Jurgen Klopp ka thurur elozhe për skuadrën e Juventusit. Sipas teknikut gjerman Juventus është favorite për Champions.
“Juventus është skuadër e çmendur nuk e kuptoj se si në Serinë A nuk janë 10 pikë larg vendit të dytë. Ata kanë lojtarë të një cilësie të lartë.
“Para se të fillonte sezoni favorit për të fituar Ligën e Kampionëve ishte Juventus, sepse ata kanë skuadrën më të mirë që kam parë në gjithë jetën time”.
Ky është mendimi i Jurgen Klopp para ndeshjes ndaj Atl Madridit në Champions.