Klop e konfirmon: Nuk do të shpenzojmë në merkato

Jurgen Klopp ka folur përsëri lidhur me merkaton e Liverpool.

Qysh nga hapja e merkatos, Liverpool vazhdon të lidhet me transferimin e mundshëm të Thiago Alcantara, transferim që po vonohet si pasojë e ofertave të Liverpool.

‘Reds’ kanë pranuar kritika për atë se nuk po shpenzojmë mjaftueshëm, por trajneri Klopp ka mbrojtur këto politika të klubit.

Ai ka thënë se skuadra nuk do të hedh para dëm gjatë kësaj merkatoje.

“Që kur jam këtu, nuk ka pasur ndonjë merkato kur kam thënë se nëse nuk marrim x lojtarin nuk mund të startojmë sezonin. Asnjëherë”, ka thënë Klopp.

“Jemi në një situatë të mirë, kur nëse mund të transferojmë dikë, atëherë është mirë, por nëse jo, ne kemi përsëri lojtarë të mirë”, ka shtuar gjermani.

“Ne shpenzojmë aq sa fitojmë. Përndryshe, nuk ka kuptim të hedhim para dëm”, ishin fjalët e trajnerit të Liverpool.

Mbetet të shihet nëse skuadra e Liverpool do të arrijë të sigurojë kartonin e mesfushorit spanjoll, Thiago Alcantara.


Shtuar 12.09.2020 10:23