Kjo është skuadra e parë që ka filluar stërvitjen në La Liga

Në La Liga prej disa javësh si edhe në shumicën e vendeve kampioanti është i pezulluar po ashtu edhe stërvitjet, por së fundmi një nga skuadrat i është kthyer stërvitjes dhe ajo është Real Sociedati.

“Sapo qeveria të vendos se aktivitetet jo-esenciale mund të rifillojnë punën e tyre, lojtarët e skuadrës së parë do të kenë mundësinë të zgjedhin stërvitjet e tyre individuale. Në asnjë mënyrë këto stërvitje nuk mund të bëhen në grup”, thuhet në raportimin e faqes zyrtare.

“Stërvitjet duhet të jenë obligative, siç janë tani. Secili lojtar do të jetë në gjendje të zgjedh të vazhdojë stërvitjet nga shtëpia”, thuhet ndër të tjerash.

Real Sociedad pozicionohet aktualisht në pozitën e shtatë në La Liga, me 11 ndeshje nga fundi i sezonit


Shtuar 11.04.2020 21:36