Në një intervistë për “Mundo Deportivo” Messi i ka thënë të gjitha.
Ndër të tjera Messi ka zgjedhur dhe katër ekipet më të forta që ai mendoin se do ta rivalizojnë Barcelonën për fitimin e Champions Legue.
Katalanasit luajnë ndeshjen e parë të fazës së 1/8 kundër Napolit javën e ardhshme, pasi ata kërkojnë të fitojnë garën për herë të parë që nga viti 2015.
Barca pësoi humbje dramatike në fazat e nokauti në dy sezonet e kaluara, duke u eliminuar nga Liverpooli në gjysmëfinale majin e kaluar dhe nga Roma në çerekfinale në vitin 2018.
“Të gjithë ekipet janë të ndërlikuar dhe të vështirë,” tha Messi në një intervistë të gjerë me Mundo Deportivo .
“PSG shkoi për të luajtur me Dortmundin dhe humbi, Liverpool shkoi në fushën e Atletico dhe humbi, por unë mendoj se Liverpool, Juventus , Paris dhe Madrid janë më të fortët sot”.