Këta janë 3 mbrojtësit më të fortë në botë sipas Kumbullës

Mbrojësi shqiptar, Marash Kumbulla, së fundmi ka dhënë një intervistë për, “SportWeek”, ku foli për shumë tema, nga defektet që ka e deri te tre mbrojtësit më të mirë në botë.

Defektet – “Më duhet të përmirësohem me këmbën time të majtë”.

Avantazhet – “Përqendrimi në lojë, vëmendja që i kushtoj secilit top dhe vendosmërisë”.

Modeli në fëmijëri – “Gjithmonë më ka pëlqyer Chiellini”.

Tre mbrojtësit më të fortë në botë sot për sot – “Van Dijk, Sergio Ramos, De Vrij. Do të doja forcën fizike të të parit, provojën e të dytit dhe t’i lexoja veprimet si futbollisti i zikaltërve, ai e kupton se ku mund të shkojë topi “.


Shtuar 23.05.2020 14:52