Katër raste të reja me coronavirus në Premier League

Premier League ka konfirmuar se katër lojtarë dhe në staf kanë rezultuar pozitiv nga tri klube në testimet e fundit.

Liga bëri të ditur se janë kompletuar 1,008 teste në përgjithësi nga e hëna dhe e marta teksa në total janë kryer 2,700 testime.

Nga tri testime e bëra 12 persona kanë rezultuar pozitiv në mesin e tyre kanë qenë edhe lojtarë.

Të gjithë personat e infektuar janë vetëizoluar për një periudhë një javore teksa klubet e tyre kanë vazhduar normalisht me stërvitje.

Premier League më tej ka bërë të ditur se testime do të vazhdojnë me një intensitet të lartë, në mënyrë që të rikthehen të luajnë në mes të qershorit.

Nuk është bërë e ditur emri i tri klubeve, derisa 92 ndeshje kanë mbetur për t’u luajtur me Liverpooli që është dy fitore larg triumfit të titullit.


Shtuar 27.05.2020 18:11