Karantinohet skuadra gjermane pasi dy lojtarë dolën pozitiv me koronavirus, anullohet ndeshja e fundjavës

Bundesliga 2 ka mësuar lajme të hidhura lidhur me skuadrën e Dynamo Dresden, në kohën e testimeve për Covid-19.

Dynamo Dresden kanë njoftuar se gjithë skuadra e tyre do të izolohet për dy javët e ardhshme, pasi kanë rezultuar dy raste pozitive me Covid-19.

Kjo do të thotë se ndeshja e planifikuar për vikendin e ardhshëm kundër Hannover nuk do të luhet.

Mbetet të shihet se cili do të jetë vendimi i krerëve të ligës dhe federatës lidhur me këtë situatë. /


Shtuar 9.05.2020 19:47