Kampionë pa qenë “të parët”, nuk kishte ndodhur kurrë, titulli i çuditshëm për Juventusin

Sulmi më i mirë pas 35 javëve të kampionatit? Atalanta, 95 gola kundër 73 të Juventusit. Mbrojtja më e mirë? Inter, 36 gola të pësuar kundër 38 të bardhezinjve.

Kush ka humbur më pak ndeshje? Gjithnjë Interi, 4, ndërsa skuadra e Mauricio Sarrit ka rënë pesë herë. Juventusi “rrezikon” që ta dërgojë në shtëpi titullin e nëntë radhazi kampion në Itali pa qenë e para në shumë kategori që konsiderohen vendimtare për t’u shpallur kampionë.

Të lidhura

None found

Tri javët e fundit të Serisë A do të thonë nëse është me të vërtetë kështu. Në “Dacia Arena” përfundoi 2-1 për Udinezen, që pasi e pa veten në disavantazh prej golit të De Ligtit, përmbysi Juven me Nestorovskin dhe Fofananë. Bardhezinjtë e Sarrit u detyruan kështu ta shtynin festën e titullit.

MBRETËRIMI – Duke parë serinë e tetë titujve radhazi, nuk ka ndodhur kurrë që kampionët e Italisë të mos jenë në krye të asnjë prej këtyre kategorive. Në sezonin 2018-’19, i fundit i Masimiliano Alegrit në krye të skuadrës, Juventusi e mbylli me mbrojtjen më të mirë sa i përket numrit të humbjeve. Një vit më herët, ishte sërish mbrojtja më e mirë me vetëm 3 disfata (njësoj si Napoli i Sarit.

Alegri pati mbrojtjen më të fortë edhe në sezonin 2016-’17 dhe në atë precedent, ashtu siç ndodhi edhe në vitin e tij të parë në Torino, ku i dominoi të gjitha kategoritë. Soliditeti i repartit të prapavijës ishte një prej pikave më të forta të Maks. Edhe skuadra e Antonio Kontes në sezonin 2013-’14, u shpall kampione duke dominuar në çdo fushë. Viti i parë juventin i Kontes, ai që “Zonja e Vjetër” i rrëmbeu titullin Milanit, u mbyll nga bardhezinjtë pa pësuar asnjë humbje. Por ato ishin kohë të tjera dhe sigurisht ishte edhe një Juve tjetër.


Shtuar më 25.07.2020 15:49

dünyanın en iyi bahis siteleriBursa Escortgüvenilir bahis sitelerijojobetyasal bahis siteleritürkiye yasal bahis sitelerijojobetjojobet girişjojobet güncel girişjojobetjojobet girişjojobet güncel giriştürkiye yasal bahis sitelerislot sitelerijojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişbahsegelkahraman haber