Ka shënuar vetëm një gol, De Jong: Të luash te Barcelona argëtohesh

Barcelona është tre pikë pas Real Madridit në garën për titull në La Liga.

Mesfushori i transferuar këtë sezon te Barcelona, Frenki De Jong, thekson se objektivi i klubit vazhdon të mbetet fitimi i tre trofeve madhorë në fund të sezonit.

Shkuan për të parë Vedat Muriqin, pëlqyen një lojtar tjetër
Talenti holandez shprehet se mund të bëjë akoma më shumë, por pranon se është një argëtim të luash me katalanasit.

“Duhet të pranoj se është argëtuese të luash me Barcelonën. Edhe pse jam në vitin tim të parë këtu, mund të them se jam i kënaqur nga ajo çfarë kam bërë. Por, jo nga gjithçka, sepse mund të përmirësohem akoma. Filozofia e lojës këtu te Barcelona është shumë e ngjashme me atë të Ajaksit dhe më ka ndihmuar në ambientim.

Ndryshimi i trajnerit? Ka diferenca mes tyre por nuk janë shumë të mëdha. Të dy janë mësuar të kontrollojnë lojën, të mbajnë topin, pavarësisht sistemeve të ndryshme që përdorin.

Tripleta si objektiv? Patjetër që po. Duam të fitojmë në çdo kompeticion ku marrim pjesë. Është diçka normale, nëse të quajnë Barcelona”, u shpreh De Jong.


Shtuar 4.02.2020 15:16