Ka humbur vetëm 2 pikë në 25 ndeshje, Klopp vazhdon të jetë modest: Jemi larg perfeksionit

Jurgen Klopp ka komentuar formën aktuale që po kalon skuadra e tij.

Pas fitores së sotme ndaj Southampton, Liverpool shkon në kuotën e 73 pikëve me 24 fitore dhe vetëm një barazim.

Momentalisht “The Rends” janë vetëm 7 fitore larg fitimit të titullit kampion.

“Ne nuk jemi perfekt, as afër të qenurit perfekt” ka thënë Klopp.

“Gjëja e vetme është se ne nuk interesohemi rreth të mos qenurit perfekt, ne vetëm provojmë të bëjmë më të mirën dhe të përdorim aftësitë në mënyrën më të mirë të mundshme” ka shtuar trajneri gjerman.

Liverpool është në rrugë të mirë që të shpallet kampion pa asnjë humbje në Premierligë. Një gjë të tillë më parë në Premierligë e kishte bërë vetëm Arsenali.


Shtuar 1.02.2020 21:39