Mane, i cili u transferua në Anfield nga Southampton në vitin 2016, përmendi mbështetjen e miqve dhe familjes së tij në shtëpi në fshatin Bambali si çelës për formën e tij të jashtëzakonshme.
“Nuk mund të përshkruaj se si janë tani dhe sa të motivuar janë veçanërisht. Ata gjithmonë më shtynin përpara”, tha Mane, i cili filloi karrierën e tij në Francë me Metz, për faqen zyrtare të Liverpool.
“Nëse i shihni ata njerëz, ju bëni më të mirën t’i bëni ata krenarë sepse është kënaqësia e vetme që ata kanë. Unë duhet të jap përsëri atë që ata kanë bërë për mua”.
“Unë mendoj se ishte diçka e veçantë për fshatin sepse në fshat kishim disa lojtarë të shkëlqyeshëm por ata kurrë nuk ishin të suksesshëm. Ata ishin frymëzimi im për të mbërritur këtu”, shpjegoi senegalezi.