Juventusi synon rinovimin e kontratës me Dybalan

Paulo Dybala ka nisur bisedimet me Juventusit për rinovimin e kontratës.

Argjentinasi është një nga lojtarët më të mirë të Juventusit dhe cdo merkato ka interesin e gjingandëve Europianë.

Dybala ishte shumë pranë largimit kur në stol ishte Allegri por me ardhjen e Sarrit gjërat kanë ndryshuar.

Ai tashmë shihet shumë i rëndësishëm për skuadrën, dhe ‘Zonja e vjetër’ kanë konfirmuar se janë në bisedime për rinovimin e kontratës.

“Ai është numri 10 i Juventus. Ai është fundamental. Ne e dimë se çfarë vlere ka ai dhe çfarë përfaqëson” ka thënë Paratici për ‘DAZN’.

“Në muajt e ardhshëm, ne do të flasim me të. Ne tashmë kemi pasur disa bisedime para janarit, dhe jemi pajtuar të flasim përsëri afër fundit të sezonit” ka thënë drejtori sportiv i Juve.

Dybala ishte startues edhe në ndeshjen e mbrëmshme, ku Juventus u mposht 2:1 nga skuadra e Veronës. /albeu.com/


Shtuar 9.02.2020 09:31