Juventusi pret pas “derës”, Fiorentina e hapur për largimin e sulmuesit

Federico Chiesa nuk është i pashitshëm. E pranon vetë presidenti i Fiorentinës, Rocco Commisso, i cili gjithashtu është i hapur për një kalim të mundshëm sulmuesit tek Juventusi. “Nëse dëshiron të largohet, mjafton të ma thotë. Gjëja e rëndësishme është që të vijë shuma e duhur e parave dhe ne do ta kënaqim atë,” – deklaroi pronari i klubit vjollcë më Radio Bruno.

“Unë nuk e vë veton për kalimin e tij të mundshëm te bardhezinjtë, sepse ka edhe ekipe të tjera jashtë Italisë që e dëshirojnë atë. Le ta lëmë të qetë, kemi një marrëdhënie shumë të mirë si me të ashtu edhe me babanë e tij. U lodha duke folur për Chiesan. Është një lajm i rremë që unë i kam bërë një ofertë super për rinovimin e kontratës. Gjëja e rëndësishme është që ka lojtarë që kanë treguar se duan të qëndrojnë në Firence si Vlahovic dhe Castrovilli. Do të doja që ky i fundit të mbajë bluzën numër 10.”

I pyetur për mbylljen e sezonit 2019-2020, Commisso u përgjigj:

“Politika nuk është diçka që e kontrolloj. Fiorentina mendon së pari për shëndetin. Ne duam të luajmë, por me kusht që të mos prishim sezonin 2020-2021. Këtë vit ka qenë një fatkeqësi, por ne duam që edhe kampionati tjetër të mos jetë i tillë.”

Download WordPress Themes Nulled and plugins.


Shtuar 5.05.2020 08:57