Juventusi pa Ronaldon mposht lehtësisht Brescian e Balotellit (VIDEO)

Juve ka marrë pikët e plota në shtëpi, duke e mposhtur 2-0 Brecian.

Por jo çdo gjw ka shkuar si duhet pasi vendasit kanw humbur Pjanic i cili la fushwn i dwmtuar,

Pa Cristiano Ronaldo në skuadër, që ishte lënë në shtëpi për të pushuar, Juventusi ja doli pa shumw probleme tw fitonte ndeshjen e javws sw 24 nw Serie A.

“Zonja e Vjetër” e mposhti 2-0 në shtëpi Brescian, me golat e Paulo Dybala në pjesën e parë dhe Cuadrado në atë të dytë.

Brescia luajtën me një lojtar më pak nga minuta e 37’, Florian Aye u përjashtua me të kuq, pasi mori dy të verdhë brenda pak minutave.

Këtë fitore e zbeh lëndimi i mesfushorit, Mirale Pjanic.

Ai lëshoi fushën i dëmtuar në minutën e 73’ dhe tani do të luftojë me kohën për t’u rikuperuar për sfidën në Champions League, që Juve do ta zhvillojë me Lyonin me 26 shkurt.


Shtuar 16.02.2020 15:58