Juventusi nuk ndryshon mëndje, Pirlo publikon listën e lojtarëve për ndeshjen me Napolin (FOTO LAJM)

E planifikuar për t’u luajtur mbrëmjen e sotme në orën 20:45, ndeshja mes Juventusit dhe Napolit mund të shtyhet, për shaka se këta të fundit kanë komunikuar se kanë 2 lojtarë (Zielinski dhe Elmas) pozitivë me koronavirus dhe autoritetet mjekësore ia ndalojnë të udhëtojnë jashtë qytetit.

Mirëpo, Juventus është e vendosur për të luajtur sfidën dhe së fundmi ka publikuar listën e lojtarëve të grumbulluar për këtë sfidë, ku bie në sy emri i futbollistit shqiptar, Giacomo Vrioni.


Shtuar 4.10.2020 12:21