Juventusi nuk ndalet, vazhdon interesimin për yllin i Manchester City

Juventusi e ka ndarë mendjen për të ofruar një super sulmues në “Allianz Stadium”.

Në radarin e skuadrës ‘Biankoneri’ ka përfunduar ylli brazilian i Manchester City, Gabriel Jesus.

Raportime të ‘Tuttosport’ bëjnë të ditur se interesimi për brazilianin po vazhdon, me merkaton e verës që po afron.

‘Zonja e vjetër’ e sheh atë si ‘9’shin ideal për t’iu bashkuar skuadrës dhe po kërkojnë të dinë çmimin e tij.

Jesus nuk ka qenë zgjedhja e parë në ‘Etihad’, në balotazhin me Aguero, dhe kjo mund ta shtyjë atë që të zgjedh kalimin në Torino.


Shtuar 17.04.2020 21:35