Kriza e madhe që ka shkaktuar COVID-19 në futboll, ka bërë që skuadrat të shohin shkëmbimin e lojtarëve si mundësi të re në tregun e transferimeve.
Sipas Tuttosport, Juventus do t’i ofrojë skuadrës së Romës Federico Bernardeschin, në shkëmbim të talentit Nicolo Zaniolo.
Bisedime më të detajuara do të ketë në ditët në vazhdim, me kampionët e Serie A që janë shfaqur seriozisht pas talentit italian.
Zaniolo te Roma është transferuar në vitin 2018 nga Inter, duke u përfshirë në marrëveshjen e Radio Nainggolan, që shkoi në anën e kundërt.