Juventusi insiston për Aouar, Lyoni fikson çmimin

“Luftë” e ashpër në merkato mes Juventusit, Manchester City e Paris Saint Germain përsa i takon kartonit të talentit të Lyon, Houssem Aouar. Për të mposhtur konkurrencën e ekipeve të tjera, bardhezinjtë i kanë propozuar klubit francez marrjen në huazim për dy vjet të lojtarit për ta blerë më pas për shumën e 45 milionë Eurove.

Kontrata e 21-vjeçarit me Lyon skadon në 2023-shin, por mesfushori mund të largohet që këtë verë nga francezët për t’u transferuar pikërisht te ekipi i tij i preferuar Juventusi.

Por duket e vështirë që bradhezinjtë ta marrin lojtarin në huazim, pasi klubi francez ka nevojë për para dhe kërkon ta shesë menjëherë futbollistin dhe jo ta huazojë.


Shtuar 7.06.2020 12:22