Juventusi dhe Chelsea në bisedime, synohet shkëmbimi Pjanic-Jorginho

Kampionët e Italisë dhe ‘Blutë e Londrës’ duket se janë të pakënaqur me performancat e mesfushorëve të tyre, kështu që ato po interesohen për një shkëmbim të mundshëm.

Raportime nga Fabrizio Romano bëjnë të ditur se ‘Biankoneri’ dhe Chelsea kanë nisur bisedimet për shkëmbimin Miralem Pjanic – Jorginho.

Ylli i Juventus lidhej edhe me një kalim te Barcelona, por pas refuzimit të Arthur Melo për të kaluar në Itali, duket se transferimi i boshnjakut në ‘Camp Nou’ nuk do të bëhet.Kështu, duke pasur parasysh lidhjen speciale të Jorginho me trajnerin e Juventus, Maurizio Sarri, ‘Zonja e vjetër’ po synon ta shfrytëzojë reprezentuesin e Italisë dhe të jap Pjanic në shkëmbim për të.


Shtuar 14.05.2020 12:12