Juventus siguron yllin e PSG me parametra zero?

Edhe pse në merkaton e janarit ishin shumë pranë një marrëveshje me Layvin Kurzawa në fund palët nuk arritën gjuhën e përbashkët.

Megjithatë në momentin e fundit drejtuesit e klubit bardhezi ndryshuan mendje dhe nuk dëshironin që një shkëmbim i tillë të kryhej. Megjithatë mundësitë për kalimin e mbrojtësit francez në Torino tashmë duken edhe më të mëdha, pasi Kurzawas i përfundon kontrata në qershor dhe në rast se ai nuk rinovon me PSG, mund të largohet me kosto zero.

Diçka e tillë duket se shtyn edhe drejtuesit e Juventusit të bindin lojtarin që të nënshkruajë me ata në përfundim të sezonit. Kujtojmë që në verën e viti të shkuar me të njëjtën formulë u transferua Adrien Rabiot.


Shtuar 11.02.2020 16:33